Ky projekt synon në promovimin e simboleve të rëndësishme me interes kulturor në zonën ndërkufitare Greqi-Shqipëri, që përbëjnë pika referimi të trashëgimisë kulturore: të teatrit Antik të Dodonës dhe të teatrit Antik të Foinikes. Dhe më tej, një pjesë e projektit synon në mbrojtjen e të dy teatrove nëpërmjet realizimit të operacioneve speciale në ambjentret e të dy monumenteve.
Nëpërmjet zhxillimit të aktiviteteve paralele dhe tël përbashkëta në të dy anët e kufirit, projekti synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kultorore dhe turistike e monumenteve të rajonit dhe në fuqizimin e turizmit kulturor.
MileSTONES ka objektiva të veçanta si:
- Mbrojtja dhe ruajtja e burimeve kulturore të rajonit ndërkufitar me përdorimin e sistemeve të reja teknologjike explotative.
- Promovimi dhe nominimi ndërkombëtar i teatrove antike të Dodonës dhe Finiqit
- Krijimi i lidhjes të të dy siteve arkeologjike dhe modulimi i një rrjeti tematik të pikave kulturore të interesit.
- Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi midis institucioneve të lidhura me kulturën në Greqi dhe në Shqipëri,
Forcimi i tërheqshmërisë dhe i identitetit turistik të rajonit ndërkufitar.